Maqedoni

Shkup, ish ambasadori Riker takon zyrtarët e vendit

04.03.2019 10:53

Zyrtari i njohur amerikan, Filip Riker, gjendet për vizitë në Shkup, në cilësinë e zëvendësit politik të komandanti...

Zyrtari i njohur amerikan, Filip Riker, gjendet për vizitë në Shkup, në cilësinë e zëvendësit politik të komandantit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-së, si dhe në cilësinë e ndihmëssekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike.

Riker gjatë ditës do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, pas çka pritet edhe deklaratë e përbashkët për media.

Diplomati amerikan, Filip Riker, gjatë paradites takohet edhe me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Filip Riker ishte ambasador i ShBA-ve në Maqedoni nga vitit 2008 deri në vitin 2011.

Kjo është vizita e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë vendin e ndihmës sekretarit shtetëror të ShBA-së për Evropën dhe Euroazinë, pasi Ues Miçell u tërhoq nga ky funksion në fillim të vitit.

Ish ambasadori amerikan në mesditë në ambasadën e ShBA-ve do të takohet edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.