Kuvend, interpelanca për Spasovskin para deputetëve
Kuvendi sot duhet të debatojë për interpelancën për punën e ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovskin...

Kuvendi sot duhet të debatojë për interpelancën për punën e ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovskin, me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Për sot, Kuvendi ka paraparë mbajtjen e dy seancave plenare. Përveç shqyrtimit dhe votimit për interpelancën ndaj punës së ministrit Spasovski, deputetët do të diskutojnë edhe për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për borxhin publik, Ligjit për regjistrimin e pagesave me para të gatshme, si dhe Ligjin për revizion.
Në rend të ditës, në punimet e njërës nga seancat plenare të Kuvendit, do të jetë edhe propozim ligji për shërbime kontabiliteti, si dhe për propozim ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë në lexim të parë.
