Ekonomi
Zona Ekonomike në Strugë, edhe një mundësi për zhvillimin e vendit
25.08.2014 16:11
Në qytetin e Strugës, ka nisur sot ndërtimi i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore...

Zona Ekonomike në Strugë, do të jetë edhe një mundësi për thithjen e investimeve të huaja, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik në vend, theksoi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
“Investimet, të cilat i presim nga kjo Zonë, janë investime të cilat dukshëm do ta përmirësojnë ekonominë në këtë rajon dhe dukshëm do të bëjnë përmirësim të statutit të kompanive të ndryshme të cilat funksionojnë dhe punojnë në rrethin e Strugës dhe Ohrit”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Kryeministri, Nikolla Gruevski, paralajmëroi edhe investimet e para në këtë Zonë.
“Bëhet fjalë për dy gjigant të fuqishëm, të cilët do të hapin mbi 2 mijë vende pune këtu në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Ka interesim edhe nga dy kompani nga sfera e ndërtimit të transformatorëve dhe largpërçuesve, të cilët janë të interesuar për kompaninë “EMO”. Me këto dy kompani gjermane, tanimë janë përfunduar bisedimet, njëra praktikisht fillon me punë, ndërsa tjetra është në përfundim që t’i blejë objektet e “EMO”-s dhe të fillojë punësimet”- theksoi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Fabrikën e parë në këtë Zonë, do ta ndërtojë kompania gjermane “Elektrik”.
Këtë zonë e bën atraktive fakti se ndodhet në afërsi të Aeroportit të Ohrit, 14 kilometra larg vendkalimit kufitar Qafa e Thanës dhe 160 kilometra nga porti i Durrësit.
Zona shtrihet në një sipërfaqe prej 30 kilometrash dhe do të ketë 10 parcela ndërtimi.
GYLTENE SINANI
