Maqedoni
Tetovë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen
04.03.2019 11:35
Prokuroria Publike i ka caktuar 30-ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 46-vjeçarit nga Tetova...

Prokuroria Publike i ka caktuar 30-ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 46-vjeçarit nga Tetova, ndaj të cilit është gjuajtur me armë në një objekt hotelerie në Tetovë.
Vrasja ka ndodhur deri sa në objektin kanë qëndruar të ulur 5 persona dhe në një moment, kryerësi i vrasjes e ka nxjerrë pistoletën, me ç’rast ka gjuajtur me armë zjarri drejt njërit nga personat që kanë ndenjur ulur në tavolinë.
Pas vrasjes, që të katërtit kanë ikur, por më vonë, dy janë gjetur nga policia, ndërsa dy të tjerë, në mesin e të cilëve edhe vrasësi, vetë janë paraqitur në stacionin policor.
