Maqedoni

Sektorin publik, së shpejti do të jepen dokumente elektronike

04.03.2019 14:56

Sektori publik dalëngadalë po digjitalizohet....

Në Maqedoninë e Veriut u miratuan tre ligjet e nevojshëm për regjistër qendror të popullsisë, menaxhim elektronik dhe për dokumente elektronike, me të cilët do t’u mundësohet qytetarëve pas tre muajsh shërbime elektronike në sektorin publik. Me këtë njëherë e përgjithmonë do të zëvendësohen dokumentet me letër me dokumente elektronike. Për të shfrytëzuar shërbimet elektronike, qytetarët do të duhet të bëjnë regjistrimin elektronik në sportelet ose përmes platformës elektronike që do të hapen së shpejti.
 
“Prej këtij momenti çdo qytetar do të mund të marrë dokumentet e tyre të nevojshme përmes formës elektronike. Dokumentet elektronike do të jenë njësoj të vlefshme si ato dokumente në letër të marra nëpër sportelet e institucioneve, qëllimi i të cilit është të eliminohen procedurat e gjata burokratike për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme. Ligjet e miratuara tani do të garantojnë siguri të tërësishme të të dhënave persona të qytetarëve”,- deklaroi ministri i administratës, Damjan Mançevski.
 
Maçevski thotë se shërbimet elektronike nuk do të rrisin çmimet e shërbimeve në sektorin publik, përkundrazi, thotë ai, mund të vijë deri në ulje të çmimeve, pasi që institucionet bëjnë revidimin e çmimores së shërbimeve. Për të parandaluar nepotizmin nëpër institucione parashikohet edhe formimi i një komisioni të veçantë në agjencinë për administratë në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të pozitës, opozitës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm.
 
Mançevski njëherit informoi se  për shkak të kornizës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale për një periudhë është ndërprerë procesi i shpërndarjes së administratorëve të punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit.
 
REXHEP QAMILI