Maqedoni

Komisioni Kuvendor për Kulturë, Manaskova: Ministria favorizon kulturën shqiptare; Korubin: Do të ndryshohet Ligji për kulturë

04.03.2019 15:30

Komisioni kuvendor për kulturë në seancën e sotme e miratoi iniciativën për debat mbikëqyrës....

Komisioni kuvendor për kulturë në seancën e sotme e miratoi iniciativën për debat mbikëqyrës për politikat kulturore dhe mënyrën e sjelljes se programit vjetor për realizimet me interes publik në kulturë, në veçanti në realizimin e programit për vitin 2018. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova, kritikoi Ministrinë e Kulturës për ndarjen e mjeteve për projektet e kulturës shqiptare, siç u tha, në dëm të atyre maqedonase. 
 
“Rezultatet e konkursit për herë të parë këtë vit, në vend se të nxisin krijimtari, ata kanë sjellë armiqësi dhe përçarje, ndërsa programi skandaloz ka bërë dëm të pariparueshëm në bazë etnike. Përbërja e komisioneve që vendosin, një pjesë e anëtarëve janë plotësisht  anonim në fushat për të cilat kanë vendosur”,- tha Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM vlerësojnë se Ministria e Kulturës aktualisht përballet me rregullativë jo të mirë ligjore, prandaj paralajmëruan miratimin e një ligji të ri. 
 
“Mosmiratimi i ligjit të ri për një kohë të gjatë, ka pësuar shumë ndryshime, ajo është pengesa kryesore në kryerjen e programit. Në ligjin e ri do të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së komisionit, përbërja e të cilit tani është zgjedhur ekskluzivisht nga ministri gjithashtu do të ndryshohet edhe mënyra e financimit të institucioneve”,- tha Nikica Korubin nga LSDM.
 
Njëherit u theksua se nga 24 konkluzionet e sjella në debatin e dytë mbikëqyrës të Komisionit për kulture që ishte organizuar para një viti rreth statusit të Rajonit të Ohrit si rajon mbrojtës nga UNESKO, po respektohen vetëm një pjesë e tyre. 
 
REJHANE BUSHI METAJ