Maqedoni

Pelcl: Marrëveshja e Prespës, shembull për zgjidhjen e konflikteve në rajon

04.03.2019 16:01

Marrëveshja e Prespës është një shembull se si duhet zgjidhur konfliktet në rajon....

Marrëveshja e Prespës është një shembull se si duhet zgjidhur konfliktet në rajon, vlerëson drejtor i Byrosë për analiza pranë Policisë Federale në Gjermani, Gregor Pelcl. Ai këto prononcime i bëri me rastin e donimit nga ana e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë të 20 automjeteve “Dacia Duster” me vlerë prej 323,000 eurosh dhe 351 palë çizme me vlerë prej 45,000 euro për nevojat e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut.
 
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë një rrezik të madh politik, por me arritjen e Marrëveshjes së Prespë, kjo zgjuarsi dha një shembull se si konfliktet mund të zgjidhen në rajon. Tani momenti tjetër, i cili do të jetë i rëndësishëm, do të jetë qershori i këtij viti, kur këshilli i BE-së në Bruksel do të takohet dhe kur shtetet anëtare do të duhet të vendosin nëse negociatat e pranimit do të fillojnë këtë vit”,- deklaroi drejtori i Byrosë për analiza pranë Policisë federale në Gjermani, Gregor Pelcl.
 
“Që nga pavarësia e vendit tonë e deri sot, Republika Federale e Gjermanisë ishte një nga vendet që ka mbështetur vendin tonë, ka dhënë një kontribut të madh në përpjekje për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe të begatë, gati për ta bërë një anëtare të plotë euroatlantike”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Pelcl tha se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut, e cila do të duhet t’i zbatojë reformat, të krijojë themele të forta ekonomike, që t’u krijohen kushte më të mira për jetesë qytetarëve që ata të shohin perspektivë në vendin e tyre. 
 
SEDAT SELIMI