Botë
Indi, rrëmujë gjatë ritualit të lutjeve
25.08.2014 16:41
Një vrapim në panik ka vrarë së paku 10 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë në shtetin qendror indian të Madia Pradesh...

Një vrapim në panik ka vrarë së paku 10 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë në shtetin qendror indian të Madia Pradesh, në kohën kur pelegrinët ishin mbledhur rreth një tempulli.
Zyrtarët thonë se mijëra besimtarë hindu, ishin mbledhur në tempullin që gjendet rreth një pylli në rajonin e Chitrakootit, kur janë këputur litarët që ishin vendosur për të kontrolluar masën, duke rezultuar kështu në vrapim në rrëmujë.
“Një ikje në rrëmujë ndodhi papritmas, në kohën kur njerëzit po luteshin gjatë një rituali dhe në këtë rrëmujë ato shkelën me dhjetëra persona, duke lënë të vdekur 10 prej tyre dhe një numër i madh i të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo që ne mund të bëjmë është që familjeve të viktimave tu ndajmë nga 200.000 rupi, nga Ministria jonë do të bëhen hetimet e plota për zbardhjen e plotë të rastit”- deklaroi ministri i Brendshëm i Indisë, Babul Lal Gaur.
India e ka një histori të gjatë me vrapimet vdekjeprurëse në rrëmujë gjatë festivaleve fetare. Në tetor të vitit 2013, mbi 110 besimtarë janë shtypur për vdekje apo janë mbytur në ujë afër tempullit hindu në Madia Pradesh.
FARIJE DAUTI-BAKIU
