Supremja i liroi biznesmenët nga "Perandoria"
Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e biznesmenëve, Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq....

Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e biznesmenëve, Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq, të dalin nga paraburgimi shtëpiak. Ata janë të dyshuar në rastin e PSP-së "Perandoria", ndërsa vendimi i Këshillit Penal pranë Gjykatës Supreme, të drejtuar nga Jovo Vangellovski, nuk ka qenë njëzëri.
Pritet që ankesë deri te Gjykata Supreme të dorëzojë edhe i dyshuari, Sasho Mijallkov, i cili po ashtu është në paraburgim shtëpiak.
Sipas mendimit juridik të Gjykatës Supreme që u vërtetua në seancë të përgjithshme, PSP është paditës i paautorizuar dhe nuk mund të ngrit aktakuza, të hapë hetime dhe të marrë lëndë nga prokuroria e rregullt 18 muaj pas pranimit të bisedave të përgjuara.
Në rastin "Perandoria" të dyshuar janë Orce Kamçev, Sasho Mijallkov dhe 11 persona të tjerë, ndërsa të njëjtit dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim dhe privilegje kreditorëve, larje parash, mashtrim, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare dhe vepra të tjera. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
