Poposki: Për aksidentin në Llaskarcë, 675 mijë euro dëmshpërblim

04.03.2019 17:55

Bazuar në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm, për rrokullisjen e autobusit të “Durmo Turs” në afërsi të Llaskarcës....

Bazuar në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm, për rrokullisjen e autobusit të “Durmo Turs” në afërsi të Llaskarcës, Kompania e sigurimeve “Eurosig” për të lënduarit dhe familjet e personave që kanë humbur jetën, duhet të paguajë 675 mijë euro.

Klime Poposkit nga Agjencia për mbikëqyrjen të sigurimeve sqaron se kompania do të duhet të paguaj 4,500 euro për raste që përfundojnë me vdekje, 9,000 euro për invaliditet të përjetshëm dhe 2,000 euro për lëndime dhe trajtim.

“Kemi shuma të limituara që janë të përshkruara në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm. Dëmet e shkaktuara nga autobusi, shuma maksimale për një rast sigurimi mund të arrijë në 675 mijë euro. Nëse të dëmtuarit kanë bazë dhe kërkojnë më shumë se kjo shumë maksimale për dëm, atëherë ata mund dëmin ta kërkojnë nga shkaktari i dëmit”,- tha Klime Poposki nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.

Sipas Popovskit, dëmshpërblimi për fatkeqësinë e autobusit do të jetë një nga dëmshpërblimet më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa dëmshpërblimi më i lartë deri më tani ka qenë ai i para disa viteve për fatkeqësinë e helikopterit të ARM-së. (Gyltene Sinani, TVM2)