Maqedoni
Han: Raportet për vendet e Ballkanit, pas zgjedhjeve europiane
04.03.2019 18:19
Komisari evropian për zgjerim, Jonahes Han, ka konfirmuar se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor....

Komisari evropian për zgjerim, Jonahes Han, ka konfirmuar se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të publikohen në prill për shkak të zgjedhjeve evropiane. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Han ka theksuar se qëllimi është që raportet të “diskutohen tërësisht”.
“Në këtë pikëpamje tentojmë t’i shmangim të gjitha pengesat e mundshme që do të mund ta vështirësojë debatin objektiv, neutral, të mos preket nga zgjedhjet në BE. Mendojmë të jetë më vonë nga e zakonshmja që të mundësojmë që debati për rezultatet e ndryshme për zgjerim të jetë debat i bazuar në fakte”,- deklaroi Han. “Për çdo rast do të publikohen para inaugurimit të Parlamentit të ri Evropian”, tha Han.
Sipas kalendarit të KE-së, përbërja e re duhet të inaugurohet më 2 korrik, pasi që do të përfundojnë negociatat e partive politike. Maqedonia dhe Shqipëria presin që vendet anëtare të aprovojnë datë për negociata me BE-në.
