Qeveri, Riker takon kryeministrin Zaev
Filip Riker, i cili së shpejti do të marrë detyrën e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi...

Filip Riker, i cili së shpejti do të marrë detyrën e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, ka takuar kryeministrin, Zoran Zaev.
Ai me këtë rast tha se ndihet krenar me arritjet e Maqedonisë së Veriut, në veçanti me punën për arritjen e marrëveshjesh me Greqinë. Riker konfirmoi edhe një herë mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës dhe të reformave në vend.
Kryeministri Zaev falënderoi ndihmës-sekretarin amerikan Riker për ndihmën e deritanishme dhe siguroi për vazhdimin e reformave në vend, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE në qershor të këtij viti. Riker ka takuar edhe liderin e opozitës, Hristian Mickovski.
