Shqipëri, katër deputetë opozitarë nuk i djegin mandatet
Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar sërish protesta për ditën e nesërme....

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar sërish protesta për ditën e nesërme, ndërsa në të njëjtën kohë në Parlamentin e Shqipërisë do të betohen 4 deputetë e opozitës të cilët nuk iu bindën urdhrit të PD-së dhe LSI-së për të djegur mandatet.
Por, marrë parasysh se protestat e kaluara u shoqëruan me dhunë, Ambasada amerikane në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të shmangin kalimin përgjatë akseve ku do të zhvillohet tubimi opozitar.
“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”,- thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
