Tuz, Forumi Shqiptar zyrtarisht fitues i zgjedhjeve

04.03.2019 19:45

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në komunën e Tuzit në Mal të Zi...

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në komunën e Tuzit në Mal të Zi ka shpallur sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën dje.

Sipas këtyre rezultateve, Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në kuvendin komunal.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Social Demokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat. Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbrëmë, por kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi t’i nënshkruajë ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bëri sot.