Maqedoni
Besimi: vizita punuese “BE - IPA Koordinim Institucional”
25.08.2014 17:03
Sekretariati për Çështje Evropiane, në prag të raportit të vjeshtës për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian

Sekretariati për Çështje Evropiane, në prag të raportit të vjeshtës për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian, është duke realizuar një sërë takimesh zyrtare me përfaqësues dhe me sektorë përgjegjës për çështje të fushës së IPA-fondeve dhe Unionit.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri për Çështje Euro-integruese, Fatmir Besimi, sot ka realizuar takim pune edhe me ministrin e Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski dhe përfaqësues të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si pjesë e ciklit të vizitave “BE-IPA Koordinim Institucional”.
Në një komunikatë me shkrim, mes tjerash thuhet se në takim theks i veçantë iu vu shqyrtimit të statusit të realizimit të aktiviteteve nga Programi Kombëtar i reviduar për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe planit të veprimit për anëtarësimin e Maqedonisë në Komisionin Evropian.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për kriteret politike, për lirinë e shprehjes, lirinë e medieve për reformat në Administratën Publike, si dhe për përmirësimin e sistemit për ndërveprim, që shërben për të lidhur institucionet shtetërore.
Në komunikatë, më tej thuhet se vizitat punuese “BE–IPA Koordinim Institucional”, zëvendëskryeministri, Besimi, do të vazhdojë t’i realizojë edhe në të ardhmen me të gjitha institucionet që janë përdorues të IPA-fondeve dhe zbatues të Programit Kombëtar të reviduar për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian.
