Afganistan, sulm vetëvrasës në Jalalabad, 16 të vdekur

06.03.2019 10:11

Një shpërthim vetëvrasës në një ndërmarrje ndërtimi pranë aeroportit në Jalalabad, në Afganistan, ka rezultuar me të paktën 16 të vdekur....

Nëntë persona të tjerë u plagosën kur 5 militantë hodhën veten në erë dhe 3 të tjerë u vranë nga forcat e sigurisë.
 
Askush menjëherë nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por si talebanët ashtu edhe grupi i Shtetit Islamik janë aktivë në Afganistanin lindor, veçanërisht në provincën Nangarhar.