Qeveria, javën e ardhshme miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë

06.03.2019 11:53

Zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, në pres konferencën e sotme qeveritare...

Zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, në pres konferencën e sotme qeveritare paralajmëroi se Qeveria është duke përgatitur detajet e fundit për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe javën e ardhshme pritet të gjendet në rend dite të qeverisë.

Ndërkohë zëdhënësi tjetër i qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se janë duke u zhvilluar konsultimet e fundit rreth këtij ligji.

“Ligji është në qeveri, partnerët e koalicionit janë duke zhvilluar konsultime dhe së shpejti pritet të miratohet”, ka thënë Boshnjakovski, duke mos dhënë detaje lidhur me pikat kyçe të këtij ligji.