Anulohet seanca për rastin “Titanik”

06.03.2019 12:21

Në gjykatën Penale në Shkup është anuluar seanca e sotme për rastin “Titanik”...

Në gjykatën Penale në Shkup është anuluar seanca e sotme për rastin “Titanik”, të PSP-së përshkak se i akuzuari Mile Janakievski në të njëjtën kohë duheshe të paraqitet në gjykatë për rastin “Shuplakat” së bashku me disa avokatë. Seanca e ardhshme do të mbahet më 8 mars.

Në rastin “Titanik”, janë akuzuar 21 persona, midis tyre edhe vetë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, Ish-ministra e brendshme Gordana Jankullovska, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski Në Gjykatën Penale për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Lëndina”, “Dhuna në Qendër” dhe “Spiuni”.

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë. Në rastin “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë 14 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, në seancën e fundit fajin e pranuan i akuzuari i katërt dhe i pestë, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski.

Kjo lëndë ka të bëjë me protestat para Komunës Qendër, në të cilat është përdorur edhe dhunë. Sot gjithashtu do të mbahet seancë edhe për rastin “Spiuni”. Në procedurën e parë në këtë rast u dënuan 19 persona.

Dënimin më të lartë e mori i dyshuari i parë Marjan Efremov, ndërsa në mesin e të dënuarve për bashkëpunim me shërbimet sekrete të jashtme janë edhe ish-shefi i njësitit “Luanat”, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski.