Venezuelë, Maduro fton për protesta anti-imperialiste
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u bëri thirrje përkrahësve të vendit që më 9 mars...

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u bëri thirrje përkrahësve të vendit që më 9 mars, të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër fuqive anti-imperialiste, në të njëjtën ditë kur edhe opozita paralajmëroi se do të mbajë protesta anti-qeveritare.
Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së paraardhësit të tij, Hugo Chavez, Maduro tha se do të mposhtin pakicën e tërbuar e cila plaifikon të destabilizojë Venezuelën. Ky ishte adresimi i parë i Maduros për publikun që nga e hëna kur u kthye në vend kreu i opozitës Juan Guaido, i cili vizitoi disa vende të Amerikës së Jugut.
Pas aterimit në aeroportin e Caracas të hënën, simpatizantët e Guaidos thanë se opozita venezueliane ishte më e fortë se kurrë. Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro dha betimin për mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve që bojkotoi opozita.
Tensionet u përshkallëzuan, kur lideri i opozitës Juan Guaido më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, të cilin e mbështeti SHBA-ja dhe shumë vende evropiane dhe të Amerikës Latine ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.
