Botë

Tusk: Ndërhyrje armiqësore në zgjedhjet e PE-së

06.03.2019 14:12

Ka ndërhyrje të huaja armiqësore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen në maj....

Deklarata e fortë vjen nga vetë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. “Ka forca të jashtme anti-evropiane që përpiqen, hapur ose fshehurazi, të influencojnë zgjedhjet demokratike të europianëve, siç ishte rasti me Brexit-in dhe disa fushata elektorale nëpër Europë. E siç mund të jetë rasti, sërish në muajin maj…”, deklaroi Tusk Në një konferencë për shtyp në Bruksel.
 
Ai  nuk e përmendi në mënyrë specifike Rusinë, por qeveria britanike ka thënë se Rusia ka bërë përpjekje të manipulojë votimin për Brexit-in. Franca dhe Gjermania po ashtu kanë thënë se Rusia ka bërë përpjekje të ndikojë në zgjedhjet e tyre.
 
Sondazhet e opinionit tregojnë se populistët euroskeptikë do të avancojnë ndjeshëm në zgjedhjet e Parlamentit Europian, por grupet politike qendrore, sipas tyre, me shumë gjasë do të vazhdojnë të ruajnë mazhorancën, me gjithë shenjat në rritje të fragmentimit.