Maqedoni

Ndryshimi i emrave, VMRO: po shkatërrojnë identitetin maqedonas

06.03.2019 17:18

Riemërimin e institucioneve shtetërore pas ndryshimit të emrit...

Riemërimin e institucioneve shtetërore pas ndryshimit të emrit, VMRO-DPMNE e konsideron si një hap tjetër drejt shkatërrimit të identitetit maqedonas.
 
“Ne vazhdimisht kemi thënë se Maqedonia është shpërfytyruar, shpërfytyrohen maqedonasit, se tani nuk do të kenë me çfarë të identifikohen, se humbet identiteti institucional. Ja, do të drejtoj pyetje te qytetarët: a nuk do të ruhej identiteti me këtë marrëveshje, ashtu siç pretendohej?”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.