Maqedoni

Energjia termike, KRRE: Rregulla të reja për furnizuesit dhe konsumatorët

06.03.2019 17:28

Për shkurt kohë, rregullatorët do të sjellin rregulla të reja për furnizimin e energjisë termike, që janë përgatitur në bazë të analizës së prodhuar nga ShGMA....

Akademia konsideron se tarifa fikse për personat fizikë dhe juridikë që përdorin një shërbim të caktuar, nuk mund të rregullohet me akt nënligjor, por vetëm me ligj.
 
“Edhe ngrohja duhet të përcaktohet në të njëjtën mënyrë si furnizimi me ujë dhe furnizimi me energji elektrike”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski.
 
Në të njëjtën kohë, nëse konsumatorët duan të heqin dorë nga ngrohja termike, ShGMA rekomandon zbatimin rregullativ të direktivës së BE-së. Bislimovski njofton miratimin e rregullave të reja të furnizimit që do të jenë në interes për të gjithë dhe mbi të gjitha për konsumatorët ekzistues të energjisë termike, të lidhur me sistemin e ngrohjes.
 
“Qytetarët të cilët nuk marrin shërbime të përshtatshme dhe janë të kyçur, kanë të drejtë të shkyçen pa u dhënë llogari askujt se kanë një mënyrë tjetër të re të ngrohjes, e cila do t'u jep atyre një energji më efikase, meqenëse ngrohja termike nuk ishte efikase tek ata në një periudhë të gjatë”,- u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski.
 
Komisioni rregullativ është kompetent në lidhje jurisprudencën e Gjykatës Themelore dhe të Apelit në lidhje me faturat e vonuara dhe për personat që janë të kyçur nga ana e BEG-së, thotë Bislimovski. Rregullat e reja me të cilat kanë bashkëpunuar me Shoqatën e konsumatorëve të përjashtuar “No Paseran”, por edhe me BEG, do të shpallen nga komisioni brenda pak ditësh.
 
SEDAT SELIMI