Maqedoni

Ligjet reformuese, Zaev i gatshëm për takim liderësh

06.03.2019 17:53

Kryeministri Zaev është i gatshëm për një takim liderësh....

Kryeministri Zaev është i gatshëm për një takim liderësh, siç kërkoi opozita, ku do të diskutohej për të gjitha ligjet reformuese. 
 
“Sigurisht që është koha për një takim liderësh. E para për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese, e dyta për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Unë gjithnjë i kam dhënë shans dialogut, ai vetëm i vjen në ndihmë vendit. Shpresoj se shpejt do të ketë takim liderësh, siç kërkoi shefi i opozitës. Bashkë do të adaptohemi, që të mund të mbajmë atë takim liderësh”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.