Maqedoni

1.5 mln usd donacion nga "Globus Relief", përfitojnë 5 spitale, mes tyre edhe SGJA “Nënë Tereza”

06.03.2019 18:28

Pajisje mjekësore do t’u ndahen edhe katër institucioneve të tjera shëndetësore.....

Donacioni vjen nga "Globus Relief" që e ka siguruar përmes Isamik Relief nga Shqipëria dhe OH "Kalliri i Mirësisë". 
 
“Të gjithë që jeni pjesë e veprimtarisë suaj, të cilën nuk e veproni për shkak të ndonjë rroge ose diçka të ngjashme, por veproni në këtë segment të shoqërisë nga vullneti i lirë i juaji edhe nga gatishmëria për të kontribuuar shoqërive tona”,- tha Muhamed Sulejman nga "Globus Relief".
 
“Ky donacion, i cili sot në mënyrë solemne po i dorëzohet institucioneve shëndetësore, do të ndikojë dhe do të ndihmojë në përmirësimin dhe në ngritjen e shërbimeve shëndetësore, që u ofrojnë këto institucione në favor dhe në dobi të pacientëve dhe popullatës tonë në përgjithësi”,- tha kryetari i OH  "Kalliri i Mirësisë", Rufat Sherifi.
 
“Nuk është e domosdoshme që përsëri të njëjtat institucione të marrin, por do t’i shpërndajmë nëpër institucione të tjera... Gjatë bisedës që patëm në Ministrinë e Shëndetësisë u shpreh mysafirëve përafërsisht cilat janë nevojat imediate me të cilat ballafaqohen institucionet tona”,- u shpreh zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa.
 
“Është nder i madh dhe është dhuratë goxha e madhe që na është dhënë nga kjo organizatë. Me rritjen e cilësisë së shërbimit, edhe niveli shëndetësor të ngrihet edhe më lartë sesa është”,- tha drejtori i Spitalit Gjinekologjik "Nënë Tereza", Bashkim Ismaili.
 
Donacioni është i mirëseardhur për shtëpitë e shëndetit, tha edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili shpreson që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tilla.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI