Maqedoni

Sot shënohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

07.03.2019 10:48

Në të gjitha trevat shqiptare sot festohet 7 marsi, Dita e Mësuesit...

Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo festë kombëtare filloi 129 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Në këtë ditë institucionet në trevat shqiptare organizojnë evente të ndryshme për mësuesit.