Maqedoni

Komisioni për Anti-korrupsion hap lëndë të reja për nepotizëm

07.03.2019 11:40

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se do të hap lëndë të reja për nepotizëm në seancën e katërt...

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se do të hap lëndë të reja për nepotizëm në seancën e katërt të saj që nga formimi i përbërjes së re.

Pritet të theksohet se cilat ndërmarrje dhe institucione i kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara për rastet e reja të punësimit të të afërmve të tyre në funksionet publike.

Në rend dite do të jenë edhe hapja e lëndëve të reja për detyrat zyrtare për mundësi të konflikt të interesit, procedimi i Komisionit për parandalim të korrupsionit për lëndë konkrete dhe miratimi i vendimeve për punën e deritanishme.