Shekerinska-Shanahan, konfirmohet partneriteti i ShBA-së dhe RMV-së
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Pentagon pati takim me sekretarin amerikan të mbrojtjes...

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Pentagon pati takim me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Patrik Shanahan, ku u konfirmua partneriteti strategjik i ShBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shekerinska dhe Shanahan u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ngritjen e tij në nivel më të lartë, siç i ngjan aleatëve të NATO-s, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Njeriu i parë i mbrojtjes së ShBA-së, Patrik Shanahan, uroi për zgjidhjen e suksesshme të kontestit me Greqinë dhe potencoi se kjo paraqet model për zgjidhje të kontesteve mes dy shteteve, të cilat gjatë kohë janë dukur të pazgjidhshme.
Në Uashington, ministrja Shekerinska pati takime edhe me senatoren, Xhin Shahin, dhe me senatorin, Ron Xhonson.
Shekerinska kërkoi prej tyre mbështetje për ratifikim më të shpejtë të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ditën e dytë të vizitës së punës në ShBA ministrja Shekerinska e përfundoi me takimin me drejtorin e Agjencisë për zbulim të mbrojtjes, nënkolonelin e përgjithshëm, Robert Ashli, ku u bisedua për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, si dhe për efektin pozitiv që do ta ketë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ndaj sigurisë së rajonit.
