Maqedoni
Zjarre malore të reja në rajonin e Kërçovës
07.03.2019 13:30
Këtë mëngjes në pjesën lindore të Kërçovës kanë shpërthyer zjarre të reja malore...
Këtë mëngjes në pjesën lindore të Kërçovës kanë shpërthyer zjarre të reja malore, të cilët akoma janë aktiv. Zjarret në pjesën veriore të cilët u përhapën mbrëmë, janë shuar tërësisht.
Nga Komuna e Kërçovës informojnë se shtabi lokal për kriza punon aktivisht, që të veprojnë në mënyrë sa më efikase. Sipas tyre, nëse paraqitet nevoja do të angazhohen edhe aeroplanë për shuarjen e zjarreve.
“Në këtë moment ekipet janë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarret”, tha zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, i cili apeloi tek qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve në hapësirë, pasi pasojat janë të mëdha.
Sipas Nasufit, fshatrat nga ky rajon nuk janë në rrezik.
