Hulumtim mbi punësimin e të rinjve, 2/3 trajtohen si nëpunës të pakualifikuar

07.03.2019 15:41

2/3 e të rinjve të punësuar në vendin tonë trajtohen si nëpunës që nuk janë të kualifikuar....

2/3 e të rinjve të punësuar në vendin tonë trajtohen si nëpunës që nuk janë të kualifikuar për atë vend pune dhe nuk plotësojnë kushtet e parapara për punën gjegjëse, thonë nga forumi për edukimin e të rinjve.

Sipas hulumtimeve të tyre, afër 15% e të rinjve në Maqedoni e Veriut nuk janë të profilizuar për punën adekuate komfor arsimimit të tyre dhe si pasojë marrin paga më të ulëta nga ajo që realisht u takon.

“Rezultatet tregojnë se në Maqedoninë e Veriut të rinjtë janë më të prekur nga ky fenomen në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në Serbi dhe Mal të Zi.  Të rinj që janë të punësuar në vende joadekuate konform arsimimit, fitojnë    14, 5% më pak para sesa ata që janë në pozicion adekuat të punës. Më tepër ky fenomen prek gjininë femërore, gjithashtu edhe të rinjtë me arsimim të lartë dhe ata me arsim të mesëm”,- deklaroi Dona Kosturanova nga Forumi për Edukimin e të Rinjve.

Nga MPPS thonë se qeveria po punon në hapjen e punësimeve që rrjedhimisht do të mbrojnë kualitetin dhe dinjitetin e punës. Sipas ministres Carovska, ka ligj i cili i garanton punëtorit kualifikimin në punë në qoftë se ai vlerëson se meriton një punë tjetër në bazë të përvojës dhe arsimimit profesional.

“Kemi edhe ligje për praktikë me qëllim që të rinjtë të arrijnë dije dhe shkathtësi dhe të jenë më konkurrentë në tregun e punës dhe nëse janë të punësuar në vende joadekuate konform arsimimit, ose që bëjnë një punë që mendojnë se duhet ta ndërrojnë, të mund të  kualifikohen dhe të arrijnë punë tjetër, ku mund ta arrijnë një pagë tjetër me të cilën mund të ndihen më të sigurtë”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Garanci e punësimit të të rinjve është një politikë të cilën qeveria e ka aplikuar, thotë ministrja Carovska, mjet që sipas saj rrit besimin e të rinjve në Agjencinë e punësimit  dhe sipas këtij dikasteri, vitin e kaluar ky program ka pasur sukses. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)