Në 73 vjetorin e themelimit, ShGM ndau çmime për arritje profesionale
Në 73 vjetorin e themelimit, ShGM ndau çmimet vjetore gazetareske....

Në 73 vjetorin e themelimit, ShGM ndau çmimet vjetore gazetareske. Fituese e çmimit “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore ishte gazetarja, Mençe Atanasova Toçi, nga Nova TV, ndërsa çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese i takoi gazetarëve, Sunai Sabrioski nga televizioni “24 Vesti” dhe Irena Mullaçka nga gazeta “Fokus”.
Svetllana Darudova dhe Suzana Miceva morën çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018.
“Duhet të mënjanohen stereotipat se një gazetare nuk mundet të jetë e suksesshme, ja në prag të 8 marsit dua të them se me shumë mund gjithçka mundet”,- tha fituesja e çmimit, Mençe Atanasova Toçi.
“Për një gazetar të ri, ky çmim ka rëndësi të veçantë. Çmimin ia kushtoj eko aktivistëve për Shkup të gjelbër dhe peronave që luftojnë për ajër më të pastër”,- tha fituesi i çmimit, Sunaj Sabrioski.
“Dua të them faleminderit për çmimin. Ka rëndësi shumë për mua, duke pasur parasysh se pas gjitha storjeve kjo ka të bëjë me një aspekt tjetër”,- tha fituesja e çmimit, Irena Mullaçka.
“Shfrytëzoj rastin për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar diversitetin t’i shmangin paragjykimet dhe të kuptojnë se barrierat ekzistojnë vetëm në kokat e tyre”,- theksoi fituesja e çmimit, Svetllana Darudova.
“Këtë gjest apo dhënien e këtij çmimi nga ShGM e shoh si një mbështetje të fuqishme për ne dhe mundësi për të na motivuar që ta artikulojmë zërin e qytetarëve”,- u shpreh fituesja e çmimit, Suzana Miceva.
Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski, tha se këtë vit ka arritur një numër i madh i aplikimeve dhe se ndër tyre ka pasur shumë gazetarë të rinj.
“Këtë vit ndajmë më shumë çmime, nga ky vit ndajmë 2 çmime më shumë, për storje që janë të rëndësishme për zhvillimin lokal dhe rajonal në vend, me qëllim që ta nxisim gazetarinë hulumtuese edhe në brendësi të Maqedonisë”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.
Ky i fundit tha se mjetet ShGM i ka siguruar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë. Sipas tij, këto çmime duhet të japin shembull pozitiv të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kolegët gjatë punës së tyre. (Naim Ramadani, TVM2)
