Masit: Të mbrohen të dhënat e punëtorëve

07.03.2019 17:23

Të gjithë kompanitë në periudhë prej dy vitesh duhet t’i mbrojnë të dhënat e punonjësve dhe klientëve të tyre....

Të gjithë kompanitë në periudhë prej dy vitesh duhet t’i mbrojnë të dhënat e punonjësve dhe klientëve të tyre. Kjo parashihet me rregulloren evropiane, që është çelësi për funksionimin e sektorit të biznesit. Ligji do të mbulojë kompanitë nga të gjithë sektorët, jo vetëm IKT-në, duke përfshirë ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme, të mëdha dhe makro.

“Ky proces do të përfshijë një grup shumë më të madh organizatash, nga të cilat, unë jam i sigurt, shumë prej tyre janë shumë pak të vetëdijshëm për pasojat e zbatimit të kësaj rregulloreje. A janë gati kompanitë për një periudhë dyvjeçare për zbatimin e kësaj rregullore, por a është edhe shteti gati të bëjë pjesën e vetë?”,- tha konsulenti, Ljubomir Dimovski.

Kompanitë duhet të jenë të përgatitur për ta zbatuar këtë risi që siguron bashkëpunim më të madh me institucionet.

“Nevojitet më shumë përgatitje, duke filluar nga përgatitjet e duhura, siç janë sigurim sajber, softuerë të përshtatshëm, persona të përshtatshëm dhe trajnimi i tyre në secilën kompani në mënyrë që të jenë në gjendje të mbajnë përgjegjësitë që imponohen”,- tha Aleksandra Çavdarevska nga MASIT.

Futja e rregullores është e detyrueshme për të gjitha kompanitë. Janë parashikuar dënime të larta. Shpenzimet e kompanive do të varen nga madhësia e firmës. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është përgatitur në vitin 2017 në konsultim me sektorin e biznesit.

Momentalisht është aktuale në Ministrinë e Drejtësisë dhe së shpejti duhet të vihet në procedurë qeveritare dhe parlamentare. Pas miratimit, do të duhet të miratohen edhe 30 akte nënligjore.

Në Bashkimin Evropian, ky ligj u miratua në maj të viti 2016, por është krijuar një regjim i përkohshëm prej dy vjetësh, prandaj filloi të zbatohet në maj. (Sedat Selimi, TVM2)