Kuvend, debat i ashpër për Ligjin kundër diskriminimit

07.03.2019 18:11

Në mungesë të kuorumit të deputetëve, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi nuk arriti të votohet....

Në mungesë të kuorumit të deputetëve, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi nuk arriti të votohet.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ashpër kundërshtuan ligjin i cili përfshin mbrojtje nga diskriminimi dhe realizim të të drejtave të personave pa marrë parasysh orientimit të tyre seksual. Deputeti, Vllatko Gjorçev, disa herë ripërsëriti pyetjen se me këtë ligj a rrezikohet martesa si bashkësi midis burrit dhe gruas.

“Ministre Carovska, a do të thotë se këto ndryshime do të ndikojnë në ndryshimin e teksteve shkollore në shkolla ku do të ridefinohet definicioni i martesës, familjes, atë që ju e quani identitet të gjinisë. Mendoj se pa analizë po hyni në diçka që ne si qytetarë dhe prindër nuk e dimë se si do të përfundojë”,- deklaroi Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE.                        

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, tha se ligji është i ndarë nga formulimet për martesën dhe mundëson mbrojtje të barabartë të të gjithë qytetarëve.

“Maqedonia pozicionohet drejt shteteve që nuk diskriminojnë dhe mbrojnë të gjithë qytetarët pa manipulime që ju për dhjetë vite iu keni bërë qytetarëve. Interesi i kësaj qeverie është të mos na ndodhin rrahje dhe mos të reagojë policia, të mos t’u ofrohet mbrojtje shëndetësore vetëm për arsye se kanë identitet të ndryshëm të gjinisë ose orientim seksual”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

Ligji gjithashtu parashikon që Komisioni për parandalimin e diskriminimit të formohet nga ekspertë të cilët do të respektojnë standardet. Për deputetët e shumicës parlamentare kjo do të mundësojë mbrojtje juridike, ndërkaq nuk do të rrezikojë vlerat e familjes. Kryeparlamentari Xhaferi tha se ligji do të votohet ditë tjetër me shumicë votash dhe prezencën e deputetëve edhe të bashkësive joshumicë në vend. (Meral Ismaili, TVM2)