Maqedoni
Ministrja Anagnostopulu në Shkup
08.03.2019 11:16
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe fillimit të procesit për implementimin e tij, mes Maqedonisë dhe Greqisë...

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe fillimit të procesit për implementimin e tij, mes Maqedonisë dhe Greqisë po intensifikohen aktivitetet diplomatike dhe shpeshtohen takimet në nivel politik.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot do të jetë nikoqir i delegacionit të Republikës së Greqisë, të kryesuar nga Atanasia Anagnostopulu, e cila është për vizitë pune në vend.
Takimi qendror do të mbahet në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ndërsa në suaza të vizitës punuese dy-ditore, ministrja alternative do të realizojë takim edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
Paralajmërimet për shpeshtimin e vizitave nga zyrtarë grekë në Maqedoninë e Veriut erdhën nga vetë kryeministri Cipras, i cili shtoi se shumë shpejtë do të jetë kryeministri i parë grek i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacioni i biznesit.
