Botë

Venezuela përballet me mungesë të energjisë

08.03.2019 12:34

Venezuela është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters...

Venezuela është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, ndonëse Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro ka fajësuar një “neglizhencë” në një digë hidroeletrike që siguron pjesën më të madhe të energjisë në këtë vend.
 
Si pasojë e kësaj gjendjeje, rrugët janë mbushur me njerëz në Karakas. Shumë persona kanë thënë se do t’iu duhet të ecin në këmbë me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë plot.
 
Situata në Venezuelë është tensionuar pasi lideri opozitar, Juan Guaido, është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe një varg i shteteve perëndimore si president i përkohshëm, derisa Mauduro që është betuar në mandatin e dytë muaj më parë, refuzon të largohet nga pushteti
 
Maduro është kritikuar për mënyrën si është zgjedhur president, si dhe për keqmenaxhimin e ekonomisë, që ka rezultuar me ikjen e miliona banorëve nga ky shtet.