Botë

“Reporterët pa kufij: 27 gazetare mbahen në kushte të tmerrshme

08.03.2019 13:19

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë 27 gra gazetare...

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë 27 gra gazetare që mbahen në “kushte të tmerrshme” në botë.

Bazuar në të dhënat e organizatës me bazë në Paris, nga 334 gazetarë të burgosur deri në fund të muajit shkurt, 27 prej tyre, apo 8 %, janë gra.

Këto gra gazetare janë duke u mbajtur në nëntë shtete. Irani dhe Kina janë vendet që kanë burgosur më së shumti gra, përkatësisht nga shtatë gra secila prej tyre.

Sipas “Reporterëve pa kufij”, gratë gazetare janë shpesh viktima të dënimeve të padrejta dhe ndonjëherë janë të torturuara apo të ngacmuara seksualisht.