Palmer: Rusia po përpiqet të krijojë kaos në Ballkan
Zëvendës-ndihmës-sekretari i shtetit të ShBA-së, Mathew Palmer, akuzoi nga Zagrebi Rusinë...

Zëvendës-ndihmës-sekretari i shtetit të ShBA-së, Mathew Palmer, akuzoi nga Zagrebi Rusinë, se po përpiqet të krijojë kaos në Ballkan për të krijuar një mjedis strategjik, në të cilin beson se mund të përfitojë në pozicionet e saj.
“Rusia po punon kundër Marrëveshjes së Prespës, duke dashur të minojnë besimin që kanë Shtetet e Bashkuara në këtë proces. Është 180 gradë larg nga pozicioni ynë. Gjithashtu, të gjithë e dimë për mbështetjen e Rusisë për përpjekjen e grushtit të shtetit 2016 në Malin e Zi .Moska dëshiron të forcojë edhe separatistët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Rusia krijon kaos si një mjedis strategjik”,- deklaroi Palmer.
Ai gjithashtu kërkoi që Kosova të heqë taksën për mallrat serbë, gjë e cila duhet të pasohet me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe korrigjimin e mundshëm të kufijve mes dy vendeve.
