KULTURË

Fituesi i Kurorës së Artë, Ko Un, anëtar nderi i SHSHM-së

26.08.2014 10:00

Fituesi i çmimit "Kurora e Artë" në Mbrëmjet strugane të poezisë, poeti korean Ko Un sot do të shpallet anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë....

Për krijimtarinë e Un do të flasin drejtori i MSP-së, Mite Stefoski dhe kryetari i Këshillit drejtues të festivalit strugan të poezisë Sllave Gjorgjo Dimovski.

Fituesi i kurorës, Ko Un do t'u drejtohet adhuruesve të pranishëm të fjalës poetike, të cilët do të kenë mundësi që drejtpërsëdrejti të njihen me krijimtarinë e tij.