VMRO-DPMNE: Nëse Pendarovski nuk ndjehet i sigurt, po të tjerët?
VMRO-DPMNE kërkon nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski....

VMRO-DPMNE kërkon nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski, t’i përgjigjen akuzave të kandidatit për president nga partitë e mazhorancës, Stevo Pendarovskit, se ndjehet i pasigurt dhe se ishte ndjekur nga shërbimet e huaja.
“Nëse Pendarovski, kandidati i pushtetit, ndjehet i pasigurt, si duhet të ndihet kandidati i opozitës? Spasovski duhet të thotë nëse është i aftë të mbrojë kandidatët presidencialë dhe të sigurojë një ambient të drejtë dhe demokratik për zgjedhjet. Nëse Pendarovski, si kandidat i qeverisë, ndihet i pasigurt, si duhet të ndihen qytetarët dhe votuesit në Republikën e Maqedonisë? A janë votuesit të pasigurtë? A duhet që kandidatët e tjerë të ndihen të pasigurtë? Spasovski duhet të flasë e të tregojë nëse deklaratat e Pendarovskit janë spekulime dhe manipulim me publikut”,- thotë zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski.
