NËNA TEREZË

Shënimi i përvjetorit nga lindja e Nënë Terezës

26.08.2014 10:03

Vendimin e solli Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" ndërsa ajo ndahet me rastin e shënimit të përvjetorit nga lindja e kësaj humanisteje.....

Çmimi shtetëror "Nënë Tereza" për arritje  jashtëzakonisht të mëdha nga interesi i shtetit në fushën  e humanitetit dhe solidaritet njerëzor dhe për nxitjen dhe avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunim mes popujve dhe pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme sot në Kuvendin e Maqedonisë do t'i ndahet Poliksena Ilioskas.

Vendimin e solli Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" ndërsa ajo ndahet me rastin e shënimit të përvjetorit nga lindja e kësaj humanisteje.

Me rastin e njëjtë përfaqësuesit e Asociacionit qytetar "Shkupjania Nënë Tereza"  do të vendosin lule në pllakën memoriale në sheshin Maqedonia.

Nënë Tereza (1910-1997) është humaniste e lindur në Shkup. Ajo ka qenë misionare e së mirës dhe fituese e shumë çmimeve, mes  të cilave edhe Çmimin Nobel.