Maqedoni

Marsh i grave të LSDM-së për barazi gjinore

09.03.2019 16:39

Deri në vitin tjetër 50% e përbërjes politike në vend do të jenë femra, deklaroi drejtuesja e Forumit të Grave në LSDM...

Deri në vitin tjetër 50% e përbërjes politike në vend do të jenë femra, deklaroi drejtuesja e Forumit të Grave në LSDM, Cvetanka Laskova gjatë marshit tradicional të kësaj partie për nder të Ditës së Gruas që shënohet më 8 mars.
 
“Po dërgojmë një mesazh të fortë, jemi të barabartë. Lufta për barazi vazhdon. LSDM-ja nuk do të ishte luftëtar për demokraci pa femrat. Mes nesh ka edhe prej atyre që i kemi lënë të zhgënjyer, por Forumi i Grave është i hapur për të ndihmuar të gjithë. Ne do të vazhdojmë të rrisim vetëdijen dhe jemi krenar që në Kodin Zgjedhor ka hyrë kuota 40% për gratë, ndërsa deri në vitin 2020 do të jemi 50% femra në politikë”, tha Cvetanka Laskova nga Forumi i Grave i LSDM-së.
 
Përgjigjen pse LSDM e shënon sot ditën ndërkombëtare të gruas, e dha kreu i kësaj partie Zoran Zaev i cili tha se gruaja nuk e miriton vetëm 8 marsin por edhe të gjitha 365 ditët e vitit.
 
"Marshet tona nuk janë për të festuar por për lute për grate dhe vajzat që e meritojnë piedestalin në shoqëri ajo ne na takon sepse jemi socialdemokrat sepse lufta për të drejtat e grave buron pikërisht nga socialdemokracia", tha Zoran Zaev, Kryeministër I RMV-së.
 
Gratë e LSDM-së para marshit në Shkup, kanë marshuar edhe në Gjevgjeli, Shtip, Tetovë, Ohër, Kumanoivë, ndërsa siç u tha marshimi do të vazhdojë deri në arritjen e barazisë së plotë mes dy gjinive.  
 
FLUTURA LATIFI