Maqedoni
Takimi i liderëve, Zaev: Do të flasim për zgjedhjet dhe reformat; Mickovski: Të flasim për gjithçka që i shqetson qytetarët
09.03.2019 17:01
Të dielen në ora 20 në ambintet e qeverisë do të realizohet takimi...

Të dielen në ora 20 në ambintet e qeverisë do të realizohet takimi mes kryeminsitrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Do të bisedojmë për gjithçka që është në interes të shtetit deklaroi kryeministri Zaev duke paralajmëruar takimin.
"Do të bisedojmë për tema që rëndësishme siç janë zgjedhjet presidenciale ligjet reformuese dhe gjithçka që është me intees për shtetin", tha Zoran Zaev, Kryeminsitër i RMV-së
Në pyetjen pse nuk janë ftuar në takim liderët e partive shqiptare, Zaev me përgjigje.
"Kjo nuk ka nevoj për format nga më tepër parti politike ku biseodhet për tema tjera, për mua është me rëndësi të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale, proceset integruese të vendit sepse ende nuk ka përfunduar as NATO, pason ratifikimi. Të bëjmë gjithçka që në qershor të arrijmë të marrim datën për fillimine bisedimeve dhe hapjen e kapitujve me BE-në. Këto janë tema të rëndësishme.Unë bukfalisht bisedoj si kryeminsitër dhe kryetar i partisë më të madhe me shefin e opozitës, sepse besoj në përgjegjësinë e përbashkët para vendimeve historike që duhet ti sjell vendi", tha Zaev.
Mickovski në një tubim partiak ka deklaruar se përveç PSP-së në takimin me kryemisnitrin Zaev preferon të bisedoj edhe për tema tjera.
"Më thonë eja të flasim për Prokurorinë Speciale, do të flasim, por të flasim edhe për tranzicionin, për kompanin TAT, për shkatrrimin e kapaciteteve ekonomike privatizimin dhe vjedhjen, të flasim se si u shit elektro ekonomia dhe si u nxorrën kufer përtej kufirit, të flasim edhe për telekomin, oktën, për Globalin dhe për gjithçka që i brengos qytetarët", tha Hristian Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kryeminsitri Zoran Zaev nuk deshti të komentojë deklaratën se Mickovski do të kërkojë amnesti për të gjith politikanët dhe kërkesën për zgjehdjen e kryeprokurorit me propozim të opozitës.
SEDAT SELIMI
