Maqedoni
Pendarovski: Njoftova policinë se dikush po më ndjek; Stoillkov: A ndiqet Pendarovski, a janë të sigurt qytetarët?
09.03.2019 17:25
Kandidati për president, Stevo Pendarovski, konfirmoi se pasditen e së premtes ka paraqitur në polici....

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, konfirmoi se pasditen e së premtes ka paraqitur në polici, se së fundmi ka qënë i ndjekur nga shërbime sekrete të cilat dyshon të jenë të afërta me opozitën.
"Përshtypja ime është se po, andaj edhe e paraqita, dua organ kompetent të më tregojë nëse ajo është e vërtetë dhe kuptohet, të shihet nëse jam vetë unë cak i ndjekjeve. U rekomandoj tek ajo që e tha Spasovski si përgjigje në pyetje të deputetëve, ku tregon edhe partinë edhe emra dhe mbiemra të cilët eventualisht janë të involvuar.”- pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski ka pyetur MPB nëse Pendarovski ndiqet dhe a janë të sigurt qytetarët e vendit.
"Kaluan tre ditë dhe ende nuk ka përgjigje për opinionin nëse shërbimet e huaja po ndjekin kandidatët për president, ose ndoshta ato janë vetëm në kokën e kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Oliver Spasovski, ende nuk ka përgjigje nëse shteti është i sigurt. A garanton Oliver Spasovski ambient të sigurt për garë presidenciale?"- tha Naum Stoillkovski, nga VMRO-DPMNE.
Por Kryeministri Zaev thotë se Pendarovski është fotografuar për tu parë se çfarë automjeti shfrytëzon, ndërsa qytetarët nuk ka nevojë të shqetësohen për sigurinë e tyre.
"Konfirmuam se bëhet fjalë për fotografim për tu dëshmuar se çfarë automjeti ka dhe çfarë vozit. Besoj se të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehen të sigurte, nuk ka arsye pse mos ndjehen të sigurt. Ka ende disa njerëz që në koat e tyre bëjnë disa plane për konstruksione, për dofar planesh të fshehta, punojnë me shoqata kuazi patriotike.”- tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.
Edhe Ministri e punëve të Brendshme ka konfirmuar njoftimin e Pendarovskit duke theksuar se po punohet në zbardhjen e rastit.
FLUTURA LATIFI
