Maqedoni

Ramadani: Profesioni i përzgjedhur të përkojë me studimet

09.03.2019 17:49

Kur në gjithë botën shumica e studentëve të cilët zgjedhin të studiojnë ekonomine dhe biznesin....

Kur në gjithë botën shumica e studentëve të cilët zgjedhin të studiojnë ekonomine dhe biznesin, synim kanë hapjen e bizneseve të tyre, në Maqedoninë e Veriut nuk ndodh një gjë e tillë. Sipas profesorit universitar Veland Ramadani shumica e studentëve, pas marrjes së diplomës, qëllim të vetëm kanë punësimin në administratën shtetërore. Ramadani vlerëson se kjo dukuri është jo e lakmueshme. 
 
“U realizua një projekt me të gjitha fakultetet ekonomike dhe të biznesit dhe çuditërisht të gjithë ato individë, të cilët nuk ishin përcaktuar për të studiuar biznes, për të përgaditur vetveten që nesër të kenë ndërmarrjet e tyre personale, rezultatet na thanë se 70% e tyre e shihnin veten në administratën publike dhe shtetërore. Është për çudi dhe sdo koment se si është e mundur që një individ që është përcaktuar për biznesin, veten ta sheh në administratën publike”, tha Veland Ramadani, profesor universitar. 
 
Migrimi i të rinjëve jashtë vendit, e sidomos i studentëve më të mirë, vazhdon të mbetet një problematikë në vend. Shkaqet sipas studentëve janë mungesa e mjeteve financiare. Ata janë të mendimit se pas përfundimit të studimeve cdo akademik i ardhëshëm dëshiron dhe meriton nje standard më të mirë jetësor.
 
 “Unë besoj se ikja nga vendi është për shkak të arsyeve financiare.Vlerësoj se ekonomia e shtetit është në nivel shumë të dobët dhe për këtë arsye studentët më të mirë, më të aftë ikin jashtë vendit për shkak se gjikthush mundohet që tia siguroj një jetë më të mirë vetes”...
 
“Mungesa e shtetit për punësim, për një ofertë më të mirë për studentët që të mbërrijnë diçka më shumë në jetë. Këto janë arsyet më themelore që studentët marrin vendimin që të shkojnë jashtë”, thanë studentët.
 
E vetmja  rrugë për të përmirësuar gjendjen dhe për të parandaluar ikjen e të rinjve jasht vendit, sipas studentëve mund të bëhet  përmes luftimit të nepotizmit korrupsionit, si dhe të vihet në funksion merit sistemi gjatë cdo punësimi.
 
ERSAN PAJAZITI