Lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe mënyrës se si partitë politike do të bëjnë fushatën, opinionistët në vend thonë që temat të cilat do të dominojnë gjatë fushatës do të mbështeteten tek e kaluara dhe e ardhmja. Derisa për shumicën qeveritare dhe kandidatin e tyre me rëndësi janë arritjet e vendit në planin e jashtëm, dhe garantimi I standardit europian për qytetarët e vendit përmes anëtarësimit në NATO dhe marrjes së dates për fillimin e bisedimeve me BE-në, tek opozita maqedonase do të dominojë e kaluara.
VMRO-DPMNE ndryshimin e emrit kushtetues do ta konsiderojë si tradhëti. Sa i përket fushatës në bllokun e opozitës shqiptare, opinionistët konsiderojnë që e njejta do të jetë korrekte dhe konstruktive.
“Edhe pse kandidatët vijnë nga provinencat e ndryshme politike, sidomos kur të kemi parasyshë kandidaten e VMRO-DPMNE-së e cila do të mundohet që me diskursin e saj rrefuzues ndaj Marëveshjes së Prespës ta dërgojë deri në fund propagandën e një partie politike. Kandidati shqiptarë Blerim Reka presim të bëjë një fushatë konstruktive, jo-populiste siç e ka paralajmëruar, por edhe kandidati tjetër Pendarovski i cili njihet në publik si një format i një politikanit të balansuar”, tha Emin Azemi, analist.
Opinionisti Ibrahim Mehmeti thotë për TVM2 se opinioni është bërë imun ndaj retorikave politike të subjekteve gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar se në kampin politik shqiptar, situata pritet të jetë më e qetë, e njëjta do të fokusohet në drejtim të partive në qeveri, edhe pse programet politike mes kandidatëve Stevo Pendarovski dhe Blerim Rekës nuk kanë ndryshime të mëdha.
“..Me ndryshimin e emrit mund të pritet që vokabulari gjatë zgjedhjeve të fokusohet në këtë temë” …… “Me që është vetëm një kandidat, kjo ndoshta mund të jetë vetëm një arsyje që në kampin politik shqiptarë fushata të jetë më e qetë, sepse nuk ka konkurencë. Por edhe nuk pres ndonjë fjalor të ashpër për arsyese programet e kandidatit shqiptarë, dhe kandidatit të përbashkët në mes disa partive shqiptare dhe LSDM, janë përafërsishtë të ngjajshëm”, tha Ibrahim Mehmeti, analist.
Të dy bashkëbiseduesit janë të një mendimi se kësaj rradhe e rëndësishme do të jetë edhe përmbajtja e programit të cilin do ta shfaqin kandidatët në fushatë.
FITIM KRYEZIU