Maqedoni

Qeveri, sonte takimi Zaev-Mickovski

10.03.2019 12:20

Sot pritet të mbahet takimi mes kryemisnitrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, takim që është kërkuar nga lideri i opozitës...

Kryemisnitri Zaev ka paralajmëruar dje se me liderin e opozitës do të bisedojë për zgejdhjet presidenciale dhe reformat, ndërsa kreu i VMRO-së Mickovski kërkon që në takim të trajtohen edhe tema tjera që janë me interes për qytetarët, përfshi edhe kërkesën për zgejdhje të parakohëshme parlamentare. 
 
Mickovski në takimin e sotëm do të kërkojë që zgjedhjet të jenë kredibile dhe korrekt, në të kundërtën do të paralajmëroj kryeminsitrin se partia e tij do të bëjë thirrje për bojkot dhe nuk do t’i pranojnë zgjedhjet. Poashtu nga VMRO thonë se Mickovski do të kërkojë të ndërpriten punësimet para zgjedhjeve, dhe të ndërpritet ndarja e tokës shtetërore bujqësore. Sa i përket Prokurorisë Speciale Publike, Mickovski pritet të mbaj qëndrim se nuk ka pengesa që kjo prokurori të bëhet pjesë e prokurorisë së rregullt, por do të kërkojë ndryshimin e prokurorëve të kësaj prokurorie. 
 
Nga VMRO nuk e përjashtojnë mundësinë e një prokurori special publik prej jashtë vendit. Sa u përket ligjeve reformuese Mickoski do të kërkojë që me reformat në shërbimin sket të pamundësohet përgjimi i pa autorizuar. 
 
Takimi realizohet derisa besimtarët ortodoks festojnë festën e Faljes dhe pajtimit. Ndërsa kryemisnitri Zoran Zaev ka thënë se kjo festë është një mundësi që të bëjmë një hap përpara për tejkalimin e pengesave të cilat ngrihet para së ardhmes sonë të përbashkët.
 
"Kemi shtrirë dorën e pajtimit me të gjithë fqinjët tanë. Të shtrijmë dorën edhe në shtëpi si vlerë e cila është virtyt i popujve dhe kombeve të mëdha. Ti lëmë në të kaluarën politikat e ndarjes dhe konfliktet të cilat njerzit I ndanë në tanët dhe tuajt, të përpiqemi të gjith ne të bisedojmë me të ndryshimit, me të tjerët, ti dëgjojmë bashkëbiseduesit dhe të përpiqemi ti kuptojmë qëndrimet e tyre edhe kur nuk pajtohemi me ta", tha Zaev.
 
Por a do të dëgjojnë dhe kuptojnë njëri tjetrin Zaev dhe Mickovski, mbetet të shihet pas takimit që pritet të fillojë sonte në ora 20 në ambientet e qeverisë.
 
SEDAT SELIMI