Botë

Etiopi, rrëzohet një aeroplan, humbin jetën 157 persona

10.03.2019 12:45

157 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Etiopisë derisa udhëtonte drejt kryeqytetit të Kenias....

Bëhet fjalë për aeroplanin Boing 737, i cili ishte në një fluturim të rregullt për në Kenia. Një zëdhënës i linjës ajrore i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplanin që është rrëzuar.
 
Është konfirmuar se fatkeqësia ka ndodhur në orën 8:44 minuta, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit. Në mesin e viktimave janë 32 shtetas të Kenias, 18 kanadez, 9 nga Etiopia, nga 8 viktima janë shtetas të Italisë, Kinës dhe SHBA-ve, nga 7 britanik dhe francez, 6 egjiptian, 5 holandez dhe nga katër sllovak dhe indian.
 
Në aeroplan kishte edhe nga tre shtetas të Austrisë, Suedisë dhe Rusisë, nga dy prej Maroku, Spanja, Polonia dhe Izraeli dhe nga një viktimë janë nga Serbija, Belgjika, Indonezija, Somalija, Norvegjia, Togo, Mozambiku, Ruanda, Sudani, Uganda dhe Jemeni. Aeroplani u rrëzua disa minuta pas nisjes nga Aeroporti në Adis Abeba, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë.