Botë

SHBA turbulenca në avion, 29 pasagjerë të lënduar

10.03.2019 13:20

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave...

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimit të avionit të “Turkish Airlines” drejt aeroportit ndërkombëtar “Xhon Kennedy” në SHBA.
 
Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 5.35. Njëri kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.
 
Coleman thotë se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit. Departamenti zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut nëpërmjet Twitterit ka njoftuar, se të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën.