SHBA-ja dhe aleatët e saj evropian e dënuan eskalimin e dhunës në Libi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë e kanë dënuar eskalimin e përleshjeve dhe dhunës në Libi, duke vlerësuar se intervenimi i jashtëm do ta rrisë përçarjen e vendit dhe do ta prishë procesin e transicionit politik.....

Në deklaratën e përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia kanë dënuar “përshkallëzimin e luftimeve dhe dhunën” në Libi.
Aeroplanë të paidentifikuar të luftës raportohet se kanë kryer dy sulme ajrore javën e kaluar, gjatë një beteje për aeroportin e Tripolit midis islamistëve dhe milicive nacionaliste.
Raportet thonë se sulmet ajrore kundër islamistëve janë kryer nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga bazat e tyre në Egjipt.
Emiratet nuk e kanë komentuar rastin, ndërsa Egjipti ka mohuar çdo përfshirje.
Dhuna në Libi është rritur kohëve të fundit midis grupeve rivale, të cilat kanë përmbysur sundimtarin veteran, Muammar Gadafi, më 2011.
