Botë
Erdogan nuk tërhiqet nga blerja e sistemit ajror rus S-400
10.03.2019 14:31
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbrojtur blerjen e sistemit ajrore S-400 nga Rusia...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbrojtur blerjen e sistemit ajrore S-400 nga Rusia, duke vlerësuar se kjo nuk ka lidhje as me NATO-n, as me projektin F-35 dhe as me sigurinë e SHBA-ve.
“Është shumë e qartë se për çfarë flitet, në cilat kushte dhe në çfarë mënyre po e blen Turqia këtë sistem të mbrojtjes ajrore. Çështja e blerjes së sistemin S-400 nuk ka lidhje as me NATO-s, as me projektin F-35 dhe as me sigurinë e SHBA-ve, këtë e dinë mirë ata që e njohin këtë çështje”, ka deklaruar Erdogan. Sipas tij: “Çështja nuk është S-400, por sepse Turqia po vepron me vullnetin e saj në lidhje me zhvillimet në rajonin e saj, kryesisht në Siri. Më parë kërkonim nga miqtë tanë mjetet ajrore pa pilot, si dhe dronët e armatosur, por, na thanë ‘fatkeqësisht nuk lejon Kongresi‘. Më pas ne i prodhuam dronët e tipit të armatosur dhe të pa armatosur. Dhe, tani po prodhojmë modele edhe më të përparuara”, ka theksuar presidenti turk.
