Maqedoni
Kujdesi nga alergjitë e pranverës, pulmologët: Duhet kontrolle dhe trajtim adekuat
10.03.2019 16:34
Poleni i pranveresne shumicën e rasteve tek disa persona shkakton simptomatë pakëndshme...

Poleni i pranveresne shumicën e rasteve tek disa persona shkakton simptomatë pakëndshme: teshtitje, skuqje - enjtje të syve, lodhje dhe plogështi. Këto janë shenjat e para të cilat se mund të jemi alergjik. Nga Instituti i Mjeksisë Profesionale kanë përgaditur edhe kalendarë të polenit me anë të cilit e dallojnë se cili lloj i polenit në cilën periudhë të vitit është më i shfaqur.
"Gjatë muajve shkurt, mars dhe prill më i pranishëm është poleni nga drunjtë më pas nga prilli, maji dhe qershori poleni i barërave ndërsa gjatë periudhës së verës dhe vjeshtës është i shfaqur poleni i barërave dhe farave të këqija. Alergjia në rastet më të shpeshta shfaqet apo pengojn organet e frymëmarrjes , kollitje si dhe fishkëllim të gjoksit. Nëse personat vuajnë nga asma alergjike, gjatë kontaktit mund të sulmohen me ngulfatje", tha Dragan Mijakovski, pulmolog.
Disa nga qytetarët e anketuar pohojnë se kanë alergji dhe se kjo duhet të merret me seriozitet.
"Mendoj që kam alergji tash në kohën e pranverës më djegin sytë"...
"Momentalisht nuk kam problem me alergjinë", thanë qytetarët.
Varësisht nga manifestimi i sëmundjeve alergjike dhe niveli të cilin e ka arritur në organizmin e njeriut, ekzistojnë disa lloje medikamentesh dhe vaksinash që zbusin apo edhe i mënjanojnë këto simptoma.
"Gjatë trajtimit lokal përdoren kortikuroide lokale për hundët më pas antihistaminikë lokal për sytë ndërkaq tek pacientët që vuajnë nga asma ndonjëherë rekomandohet përdorimi i kortikuroideve lokale të cilat merren nëpërmjet inhalimit dhe gjithashtu medikamente që lehtësojnë frymëmarrjen përkatësisht zgjërojnë rrugët e frymëmarrjes dhe me këtë lehtësojnë telashet te vetë pacienti.Vaksinat merren sipas një tabele edhe atë në dy muajt e parë secilën javë më pas secilin muaj me qëllim që të zvoglohen telashet e pacientëve", tha Dragan Mijakovski.
Numri i personave të pekur nga alergjitë sezoale është në rritje e sipër, andaj rekomandohet që vizita tek pulmologët të bëhet më shpesh, sepse intervenimi në kohë është gjysma e kurimit të alergjisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
